Një veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë homazheve në Rakoc të Kaçanikut bëri një deklaratë fyese në adresë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
“Qitne spiunin e Serbisë le të flet para dëshmorëve. Qe 25 vjet ku ka qenë, spiuni i Serbisë”, tha ai pas përfundimit të një minutë heshtjeje në nderim të të rënëve, 26 vjet më parë.
