Wednesday, May 14, 2025
spot_img

Prenkaj tregon pse Papa Françesku s’e vizitoi Kosovën

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, ka folur për kontaktet që shteti i Kosovës i ka pasur ndër vite me Selinë e Shenjtë, gjegjësisht Vatikanin.

Ai tha se kontakti i Kosovës me Selinë e Shenjtë ka nisur që nga periudha kur ish-presidenti Ibrahim Rugova e ka vizituar dy herë Vatikanin dhe sipas tij, kontaktet kanë vazhduar edhe pas shpalljes së pavarësisë.

“Janë relacione, siç i quajnë diplomatët e Vatikanit, relacione paradiplomatike. Më 17 shkurt të vitit 2008, zëdhënësi i Papës, Ati Lombardi del me qëndrim ku thotë se Kosova është realitet i ri i cili duhet të kultivohet dhe pret një dialog të vazhdueshëm mes Kosovës dhe Serbisë deri në pajtim të përhershëm”.

“Kjo është njohje implicite nga ana e Vatikanit të pavarësisë së Kosovës. S’ka vendosje të marrëdhënieve diplomatike dhe s’ka ende komunikim protokollar, por janë komunikime para-diplomatike”.

“Në lidhje me njohjen, që në fillim të shtetësisë së Kosovës kur Kosova ka bërë komunikimet e para jozyrtare me Sekretarinë e Shtetit që në atë kohë i thotë Kosovës se Vatikani njeh vetëm vendet që janë anëtare të OKB-së dhe njohja e Kosovës nga Vatikani mund të shkaktojë çarje në mes Selisë së Shenjtë dhe Patrikanës në Moskë, gjegjësisht Patrikanës në Beograd”, tha Prenkaj.

Më tej, ai tha se me ardhjen e Papa Françeskut, qëndrimi i Vatikanit ka ndryshuar, pasi vet ai para medieve ka njoftuar se do t’i vizitojë edhe vendet e vogla, përfshirë Kosovën,

Prenkaj tha se mosardhja e tij ka ndodhur për shkaqe shëndetësore dhe shkaqe të tjera, teksa tregoi edhe miratimet që duhet të jenë që një Papë ta vizitojë një vend.

“Për ardhjen e një Papë në një shtet, duhet të jenë tri miratime, i pari është miratimi i shtetit, duhet të jetë miratimi i përfaqësuesve të religjionit kryesor më ta madh, që në këtë rast, BIK-u s’ka pasur asnjë problem për vizitën e Papës”, tha Prenkaj.

Papa Françesku vdiq pesë ditë më parë, ndërsa sot Vatikani ka njoftuar sot se Papa është varrosur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit