spot_img
Friday, June 13, 2025
spot_img

Patriotizmi shtazor dhe muzikor!

Shkruan Kimete Berisha

– Patriotizmi shtazor është shumë me rëndësi.

– Prandaj, shqiptarët janë mërzitur për

fabrikën e mbetjeve të kafshëve, si të ishte hapur fabrika e shqiponjave.

– Anipse kafshët s’kanë përkatësi kombëtare, për juve, kanë.

– Shqiptarët janë zemëruar se pse të

gjithë pronarët e fabrikës së ‘mbetjeve të

kafshëve’ nuk janë shqiptarë.

Duhet të jenë.

– Ne preferojmë që rrjepësit tanë të jenë shqiptarë…se kur të rrjep i joti është ndryshe, së paku ti lë eshtrat.

– Ne vjedhemi çdo ditë, kah të rrotullohemi, ama vjedhemi nga tregtarët shqiptarët, që është ndryshe…tëndin s’ke ku e çon as s’ka ku të çon!

– Në fakt ke ku e çon, në shtatëqind mijë….po s’ka kush!

– Deri vonë kam qenë shumë femër

patriote, e tash s’jam më, për arsye që tani s’dua t’i bëj publike.

– Mbrëmë, Motra ime u gëzua shumë që këngëtarja shkodrane hyri në finale të Eurovizionit.

Për mua ai gëzim ishte ‘çudi e madhe’, ‘punë e madhe’.

Pakëz i lakmova, pakëz s’i lakmova gëzimit të saj.

– E ajo mundohej të ringjallte ndjenjat e mia të harruara!

– Duke e parë gëzimin e saj të madh, e pashë veten se si jam zhveshur nga të gjitha ndjenjat patriotike.

– Asnjë centë nuk e kisha harxhuar për atë këngë ‘palidhje’, me gjithë respektin që shoku im Albin Kurti kërkoi që të votojmë për të.

– Patriotizmi në art, patriotizmi në muzikë, patriotizmi në pikturë, patriotizmi në skulpturë e në dashuri për mua është për gjynah….nuk mund të

pëlqej diçka veç pse është shqiptare.

– Çfarë të mire sollën shqiptarët në jetën tënte?

– Kush po të vjedh përditë?

– Kush po të mashtron përditë?

– Kush po të ofendon përditë?

– Kush të la ty në këtë gjendje të mjerë…që krejt rroga të shkon në ushqim?

– Shqiptarët!

Prandaj të dalldisesh që je shqiptar, është…nejse.

P.S. Autorja është shumë e mirë, por nganjëherë ka qejf të zhduket!

– Autorja as nuk ha mish, as ëmbëlsira, prandaj shkrimi i saj është plotësisht i shëndetshëm.

– Autores do t’i pëlqente një

fabrikë e breshkave, sepse ato jetojnë gjatë e nuk plaken kurrë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit