Tuesday, May 6, 2025
spot_img

Ndarja nga jeta e Papa Françesku në moshën 88-vjeçare – deklarata e Vatikanit

Papa Françesku ka ndërruar jetë më 21 prill, gjatë ditës së Pashkëve, në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit, në moshën 88-vjeçare.

Në një njoftim të dhënë nga Kardinali Farrell, u shpall vdekja e Atit të Shenjtë.

“Me një dhimbje të thellë, ju njoftojmë se Papa Françesku, Peshkopi i Romës, është kthyer në shtëpinë e Atit në orën 7:35 të mëngjesit, me orën lokale. Jeta e tij e gjithë iu përkushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij”, tha ai.

Papa Françesku ka lënë pas një trashëgimi të thellë, duke i mësuar botës të jetojë sipas vlerave të Ungjillit me besnikëri dhe dashuri për të varfrit dhe të margjinalizuarit.

“Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve”, raporton BBC.

Jorge Mario Bergoglio, i njohur si Papa Françesku, u zgjodh Papa në vitin 2013, pas dorëheqjes së Papa Benedikti XVI, dhe ishte papa i parë nga Amerika Latine dhe një nga papët më të afërt me popullin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit