Tuesday, May 6, 2025
spot_img

Hoxha: Sot u arrestua edhe djali i një polici, u sekuestrua edhe arma zyrtare

Një aksion i gjerë policor është zhvilluar këtë mëngjes në Kaçanik, i lidhur me vrasjen e rreshterit të policisë, Muhamed Lika.

Për rastin raportohet se është arrestuar edhe Rejhan Bela i lindur më 2007, i cili dyshohet të jetë kryesori për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

Gazeta merr vesh se Bela, është djali i një policit të Kosovës, ndërsa vetë 18-vjecari, mësohet se ka qenë pjesë e FSK-së.

Se është arrestuar djali i një polici e ka konfimruar edhe Gazmend Hoxha, drejtori i Policisë.

“Gjatë ditës së sotme është arrestuar biri i një polici në shtëpinë e të cilit kemi kry bastisje. Me qëllim për të hetuar gjithçka, është sekuestruar edhe arma e tij zyrtare, është arma e policit që punon në drejtorinë e policisë së kufirit. Kjo ishte për sqarim”, tha Hoxha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit