Saturday, May 10, 2025
spot_img

”Fëmijët e kërkojnë çdo sekond nënën”, vëllai i Gjyljeta Ukellës flet në një vjetorin e vrasjes së saj

Në përvjetorin e parë të vrasjes së Gjyljeta Ukellit në Pejë, vëllai i saj, Shpat Ukella, ka folur për dhimbjen e thellë që familja përjeton çdo ditë, si dhe për plagën që nuk po mbyllet.

“E ndjejmë mungesën e motrës në çdo sekond. Gjithë familja vuan mungesën e saj, sidomos fëmijët që e kërkojnë për çdo rast.”, ka treguar ai.

Shpati ka treguar se tre fëmijët e Gjyljetës, Paulina, Tara dhe Gerdi, nuk kanë kërkuar asnjëherë ta shohin babain e tyre, i cili është autori i krimit dhe që aktualisht po vuan dënimin e dhënë nga drejtësia.

“Fëmijët e Gjyljetës asnjëherë nuk kanë kërkuar ta shohin babain e tyre, por as ai nuk ka bërë një kërkesë për t’u takuar me ta.”, shtoi ai.

Një nga momentet më prekëse që Shpati ndan është mënyra si Tara, vajza 9-vjeçare e Gjyljetës, ka zgjedhur të mbajë lidhjen me nënën e saj.

Pranë varrit të saj, Tara ka vendosur një kavanoz, të cilin gjatë gjithë vitit e ka mbushur me letra të shkruara me dorë.

Në ato letra, vajza i shkruan nënës për mallin, për dashurinë që i mungon, për ditët pa të dhe për përqafimet që nuk i merr më.

Çdo letër është një copë dhembjeje e një zemre të vogël që mundohet të mbajë gjallë kujtimin e nënës së saj. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit