Saturday, May 10, 2025
spot_img

Ekskluzive: Vrasja e rreshterit Lika drejt zbradhjes, Krimet e Rënda arrestojnë disa persona në Kaçanik

Një aksion i madh i Njësive Speciale po zhvillohet në Kaçanik.

Gazeta mëson ekskluzivisht se vrasja e Muhamed Likës po shkon drejt zbradhjes, pasi Krimet e Rënda kanë arrestuar sot disa persona si të dyshuar për vrasjen e rreshterit, në Kaçanik.

Tashmë janë kryer bastisje në disa lokacione, janë sekuestruar prova materiale dhe bastisjet edhe më tutje po vazhdojnë.

Për rastin ka folur edhe Policia e Kosovës e cila ka bërë të ditur se aksioni ndërlidhet me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.

“Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mengjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë zëdhënësi Baki Kelani.

Në pamje shihet se Policia po kryen kontrolle në shumë ndalesa nëpër qytet.

Vrasja e policit Muhamed Lika në Kaçanik kishte tronditur vendin. Ai u qëllua me armë zjarri më 1 prill.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, kishte bërë të ditur të mërkurën se rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, u vra nga dy persona në shkallët e ndërtesës ku banon teksa po kthehej nga puna, dhe se autorët e dyshuar ndodhen në arrati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit