Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një qytetar ka ndërruar jetë në rrethana të papritura, sapo kishte marrë pensionin.
Rasti është raportuar rreth orës 20:30 nga Emergjenca e Spitalit Rajonal në Prizren, ku i ndjeri ishte sjellë nga autoambulanca.
Burimet kanë bërë me dije se personi në fjalë kishte humbur ndjenjat në rrugën “Nazim Pulaj” dhe nuk kishte qenë në gjendje të identifikohej apo të tregonte kush ishte e nga vinte.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar në Emergjencë.
Viktima e këtij rasti është 74-vjeçari, Shukri Ponik.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit kujdestarë dhe Njësia e Hetimeve Rajonale.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore.
Rrethanat e vdekjes do të shqyrtohen përmes hetimeve të mëtejme, ndërsa pista fillestare nuk sugjeron ndonjë element të dyshimtë penal.