Saturday, May 10, 2025
spot_img

Doli të shëtisë me motorin katër-rrotësh, ky është 47 vjeçari që humbi jetën në Novosellë të Prizrenit

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti që ka pasur me motorin e tij katër-rrotësh.

Siç mësohet nga burimet, ai është rrokullisur me mjetin e tij motorik, derisa ishte duke vozitur.

Gazeta mëson se viktima e rastit është Flamur Gashi, 47 vjeçar, i cili ndërroi jetë tek vendi i njohur si “Kapanavoda”, në Novosellë të Prizrenit.

Në momentin tragjik, ai së bashku me disa persona të tjerë ishin duke u shëtitur me motorët e tyre, derisa viktima e ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij, dhe dyshohet se është rrokullisur rreth 10 metra nga rruga kryesore në hapësirën malore.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit