Sunday, October 13, 2024
spot_img

ZYRTARE: KB Peja ndërpret bashkëpunimin me trajnerin, Rami Hadar

Klubi i basketbollit Peja ka mbetur pa trajner pasi që Rami Hsdar ka dhënë dorëheqje nga ky post. Lajmi është konfirmuar përmes një komunikate të lëshaur nga klubi verdh e zi në faqen zyrtare.

KB Peja njofton se trajneri Rami Hadar ka ofruar dorëheqjen dhe nga tash e tutje nuk do të jetë më në krye të skuadrës”, thuhet në këtë njoftim.

Trajneri Hadar u bashkua me KB Pejën në Shkurt të vitit 2023, duke kthyer një situatë ku humbi besimi – në një edicion ku me 18 maj 2023, KB Peja u kurorëzua me titullin Kampion i Kosovës.

Maestro udhëheqi KB Pejën edhe në rezultate të mëdha Europiane, duke mposhtur Kampionët e Holandës – Heroes Den Bosch e pastaj arriti edhe fitore në tokën polake, ndaj Spojnia Stargard.

Në fillim të sezonit të tretë, trajneri Hadar ka vendosur që këtu është fundi dhe rrugëtimi te KB Peja përfundon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit