Jetlir Zyberaj, këshilltar i kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit ka zhvilluar një takim me presidentin e ri të Republikës së Ganës, Dramani Mahama.
Ai tha se në këtë takim biseduan rithemelimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Ganës, të cilat u krijuan në vitin 2012.
“Presidenti Dramani shprehu dëshirën për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë, për të shprehur mbështetjen e tij ndaj vendit tonë”, shkroi Zyberaj në Facebook.