Thursday, July 17, 2025
spot_img

Zvicër – Kosovë luhet në këtë qytet

Kombëtarja e Kosovës në futboll, kualifikueset për Kupën e Botës 2026, do t’i nis më 5 shtator kundër Zvicrës.

Federata e zvicerane e futbollit, të mërkurën ka konfirmuar se ndeshja mes helvetëve dhe Dardanëve do të luhet në Basel më 5 shtator.

“Ekipi nacional do t’i luajë dy ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës në Basel.

Ndeshjet ndaj Kosovës, të premten më 5 shtator, dhe ndaj Sllovenisë, të hënën më 8 shtator, do të zhvillohen nga ora 20:45 në St. Jakob – Park”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Zvicrës.

Kombëtarja jonë pritet të ketë përkrahje të madh nga tifozët shqiptare pasi në Basel jetojnë një numër i madh i shqiptarëve.

Ndeshja Zvicër-Kosovë do të fillojë në orën 20:45.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit