Wednesday, July 16, 2025
spot_img

Zveçan: Dëmtohet tabela komunale në vijën ndarëse me Mitrovicën

Një akt vandalizmi është regjistruar në rrugën “Mbreti Peter” në komunën e Zveçanit, saktësisht në vijën ndarëse me Mitrovicën e Veriut, ku një shenjë mirëseardhjeje komunale është dëmtuar me mjete të forta dhe është mbuluar me ngjyrë sprej.

Burimet raportojnë se shenja me mbishkrimin “Mirë se vini” në njërën anë dhe “Rrugë të mbarë” në anën tjetër, është shpuar në pjesën e stemës dhe lyer me sprej të zi, duke shkaktuar dëmtim të dukshëm të pasurisë komunale.

Për rastin është njoftuar njësia hetimore dhe Prokurori Kujdestar i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës për veprën penale “Asgjësim apo Dëmtim i Pasurisë”. Si dëshmitar është intervistuar Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Zveçanit.

Hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personit apo personave përgjegjës për dëmtimin e pronës publike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit