spot_img
Tuesday, November 5, 2024
spot_img

Zv.kryeministrja Rexhepi: Kosova është vendi i parë në rajon që e miraton këtë marrëveshje në Parlament

Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi njoftoi se, përkundër refuzimit të Republika Srpska për ratifikimin e marrëveshjes së mobilitetit, Kosova është e para në rajon që miraton një marrëveshje të tillë në Parlament. 

“Edhe pse entiteti Republika Srpska refuzon të ratifikojë marrëveshjen e mobilitetit, Kosova është vendi i parë në rajon që e miraton këtë marrëveshje në Parlament dhe ne tani jemi duke ndërmarrë hapa konkretë për të lehtësuar lëvizjen e lirë dhe bashkëpunimin në rajon’’, tha zëvendëskryeministrja.

Ajo theksoi rëndësinë e këtij vendimi për forcimin e lidhjeve ndërmjet njerëzve dhe për lehtësimin e bashkëpunimit në rajon.

‘’Ky vendim përfaqëson përkushtimin tonë për përmirësimin e lidhjeve mes njerëzve në rajon dhe kurrsesi ngecjen e fluksit të njerëzve dhe mallrave sot, kur kufijtë në vendet evropiane janë fshirë dhe kur të gjithë janë të fokusuar në jetën normale dhe zhvillimin ekonomik‘’, tha Rexhepi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit