Wednesday, May 7, 2025
spot_img

Zogaj tregon nëse deputetët e LDK-së do ta votojnë Fatmir Limaj si kryeparlamentar

Ish-nënkryetari i Prishtinës, tashmë i votuar për deputet të Kuvendit të Kosovës, Alban Zogaj, tha se LDK dhe VV kanë një “hendek” të madh mes vete i cili “është thelluar me ofendimet e vazhdueshme”, kur u pyet se përse Abdixhiku nuk i shkoi Kurtit në takim.

Ai u përgjigj edhe në pyetjen nëse LDK ka votë për t’i dhënë kreut të Kuvendit.

“Në parim ne nuk do të votojmë asnjë kryeparlamentar. Një kryeparlamentar i cili nuk arrinë me i pas 61 vota, ai nuk e meriton as me qenë aty”, tha Zogaj.

“Votën e LDK-së nuk do ta kenë për kryetar të Kuvendit”, përsëriti ai.

Në nënpyetjen nëse LDK do ta votonte Fatmir Limajn për kryepralamentar, ai tha:

“Presim ta shohim nesër si do të rrjedhin ngjarjet politike”, tha Zogaj.

Ndërsa, për mos shkuarjen e Abdixhikut në takim te Kurti, ai u deklarua si më poshtë:

“Qëndrimi ynë politik mendoj ka qenë i njohur për publikun…Është i tillë për disa arsye, ne kemi një diferencë në ideologji…”, tha Zogaj, duke shtuar se kanë “hendek” me LVV-në që është “thelluar edhe më shumë me ofendimet e vazhdueshme”, tha Zogaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit