Shoferi i autoambulancës nga Koçani, Ile Gocevski, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pas një nate të gjatë dhe të vështirë, ku ka transportuar të lënduarit nga zjarri tragjik që shpërtheu në diskotekën “Pulse” në Koçan.
Gocevski, një vozitës shumëvjeçar në Emergjencën e Koçanit, ka vdekur pas kthimit në shtëpi për të pushuar, pasi kishte kaluar orë të tëra duke ndihmuar në shpëtimin e jetëve të atyre që ishin përfshirë në zjarrin që shpërtheu të dielën.
Zjarri në diskotekën “Pulse” ndodhi pak para orës tre të mëngjesit, duke përfshirë mbi 1,500 persona. Si pasojë e tij, 155 persona u plagosën dhe të paktën 59 persona humbën jetën.
Dëshmitarët kanë treguar se në ndërtesën e diskotekës kishte vetëm një dalje të vogël, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi, duke e bërë evakuimin e jashtëzakonshëm.