spot_img
Monday, March 17, 2025
spot_img

Zjarri në Koçan, Mickoski: Për veshësh do t’i çojmë në burg ata që me krim lejuan vrasje kolektive

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka mbajtur një konferencë, ku foli përsëri rreth tragjedisë në Koçan pasi zjarri shpërtheu në një diskotekë dhe humbën jetën 59 persona dhe mbi 100 të tjerë u lënduar.

Mickoski tha se “ata që me krim kanë lejuar vrasje kolektive për veshësh do t’i çojmë në burg dhe këtu nuk ka nacionalitet”.

“Ky klub ka pasur vetëm dy herë licencë, njëherë e ka marrë në vitin 2021 dhe një në vitin 2024. Përgjegjësi do të ketë pa marr parasysh se cilës parti politike i takon. “Ata që me krim kanë lejuar vrasje kolektive për veshësh do t’i çojmë në burg dhe këtu nuk ka nacionalitet”, shtoi ai.

Po ashtu, kryeministri i RMV-së ka falënderuar të gjitha vendet që kanë pranuar pacientët për t’i shëruar por edhe vendet të cilët kanë dërguar mjekë në vend.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit