Saturday, March 29, 2025
spot_img

Zjarret në Korenë e Jugut, shkon në 24 numëri i të vdekurve

Ka shkuar në 24 numëri i të vdekurve nga zjarret e shkaktuara nga era në Korenë e Jugut, të vlerësuara si më të këqijat ndonjëherë, ku si pasojë janë shkatërruar më shumë se 200 struktura dhe duke detyruar 27,000 njerëz të evakuohen, kanë thënë zyrtarët të mërkurën.

Në mesin e të vdekurve ishte edhe një pilot që vdiq pasi një helikopter u rrëzua gjatë përpjekjeve për të kontrolluar zjarret në qytetin juglindor të Uiseong, një nga zonat më të goditura.

Agjencia Kombëtare e Zjarrëfikësve tha se të paktën 26 persona pësuan lëndime të shkallëve të ndryshme, raporton AP.

Një tempull i lashtë budist, shtëpi, fabrika dhe automjete ishin ndër strukturat e shkatërruara nga zjarret që kanë djegur 43,330 hektarë, tha qendra e qeverisë për reagimin ndaj urgjencës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit