Një zjarr ka shpërthyer në një banesë në katin e pestë të një ndërtese në lagjen Muharrem Fejza, në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, i cili tha se ekipet kanë reaguar me kohë dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin pa pasoja në njerëz.
“Zjarrfikësit kanë reaguar me kohë, e kanë shuar dhe nga zjarri është përfshirë vetëm një komodinë. Nuk ka të lënduar”, tha Gashi.
Si pasojë e këtij incidenti, lagja ka mbetur pa furnizim me energji elektrike. Shkaku i ndërprerjes është shpërthimi i zjarrit.