spot_img
Monday, March 17, 2025
spot_img

Zjarr në Brezovicë, digjen një vilë dhe një objekt banimi

Një zjarr ka përfshirë një vilë dhe një objekt banimi pasditen e së dielës në Brezovicë, duke shkaktuar dëme materiale, pa viktima apo të lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, autoritetet janë lajmëruar menjëherë dhe kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

“Sot rreth orës 15:11 kemi pranuar një informatë se në zonën e Brezovicës ka shpërthyer një zjarr, i cili ka përfshirë një vilë dhe një objekt banimi. Lidhur me zjarrin, është njoftuar Njësia e Zjarrfikësve, ndërsa një patrullë policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për lëndime në njerëz”, ka thënë Veseli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit