Wednesday, October 16, 2024
spot_img

​Zhegrova te Reali? Zbulohet kostoja dhe detajet

Gazetari i njohur sportiv në Francë, Daniel Riolo, deklaron se sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, i cili luan për Lille, Edon Zhegrova, mund t’i bashkohet Real Madridit.

Riolo beson se transferimi i Kylian Mbappes nuk do të jetë lojtari i fundit që te Reali do të afrohet nga Franca, pasi Ligue 1 shihet si një pistë tërheqëse për “Los Blancos”. Në një program të “Radio Montecarlo”, Riolo ka treguar se me shumë gjasa Zhegrova do të transferohet së shpejti në Madrid.

“Edon Zhegrova e sheh veten në Real Madrid në kokën e tij, kjo është e sigurt. Ai e sheh veten duke shkuar te Real Madridi, duke zënë vendin e Vinicius Junior dhe nuk është befasi që të ndodhë”, deklaroi Daniel Riolo.

Sulmuesi nga Kosova është rritur shumë në Ligue 1, ndërsa është bërë protagonist i padiskutueshëm në sulmin e Lille.

Çmimi i kartonit të Edon Zhegrovo sipas “Transfermarkt” llogaritet të jetë rreth 25 milionë euro, ndërsa kontrata e sulmuesit me Lille përfundon në vitin 2026, por ai pritet të largohet nga futbolli francez në fund të këtij sezoni.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit