spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Zhduket një vajzë nga Kosova në Francë, familja e shqetësuar kërkon ndihmë për gjetjen e 14 vjeçares

Një vajzë e re nga Kosova që jeton në Strasbourg të Francës bashkë me familjen, ka humbur kontaktet që nga data 14 mars.

Familja e Merinës është thellësisht e shqetësuar, pasi deri tani nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj.

Merina është raportuar e zhdukur pas një periudhe të vështirë, ku thuhet se ka qenë viktimë e bullizmit nga disa moshatarë të saj.

Sipas disa raportimeve nga mediat ne Shqipëri, dhe disa faqe në rrjete sociale, damilja dyshon se bullizmi mund të ketë luajtur një rol në zhdukjen e saj, dhe ka apeluar për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e Merinës.

Policia në Strasbourg është angazhuar në kërkimin e Merinës, por deri tani nuk ka pasur asnjë rezultat konkret. Familja e Merinës ka bërë thirrje për solidaritet dhe për çdo person që mund të ketë informacione të kontaktojë autoritetet ose t’i ndihmojë ata në kërkimet e mëtejshme.

Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke ngritur shqetësime për pasojat që bullizmi mund të ketë tek fëmijët dhe të rinjtë, dhe rëndësinë e ndërhyrjes së shpejtë për të mbrojtur ata që janë në rrezik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit