Thursday, May 15, 2025
spot_img

Zhduket një 17-vjeçare në Prishtinë, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Burimet në Prokurori bëjnë me dije se bëhet fjalë për zhdukjen e Medinë Hasanit, e lindur më 27 prill 2007, e cila nga data 24 prill 2025 nuk është kthyer më në shtëpi.

Sipas familjarëve, 17-vjeçarja është parë për herë të fundit në rrugën për në lagjen Ulpiana në Prishtinë, pasi ishte nisur nga shkolla “Rezonanca” në Veternik.

Prej asaj dite, as familja e as të afërmit nuk kanë pasur më asnjë kontakt me të.

Në momentin e zhdukjes, Medina kishte të veshura: Pantallona të zeza, maicë ngjyrë hiri dhe xhaketë, ngjyrë portokalli.

Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Policia e Prokuroria, ku kanë hapur rastin “Person i Zhdukur” dhe njësitet e hetimeve janë angazhuar intensivisht për gjetjen e saj.

Nëse keni ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Medinës, ju lusim që të kontaktoni Policinë e Kosovës ose redaksinë e Sinjalit.

Çdo ndihmë, çdo informacion, mund të jetë vendimtar.

Bashkë t’i japim një mundësi shprese kësaj familjeje!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit