spot_img
Thursday, March 20, 2025
spot_img

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit: Sa shpenzuan partitë politike për fushatë?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet financare të partive politike për vitin 2024. Megjithatë, këto raporte janë ende të paaudituara, ato mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime të tjera gjatë procesit.

Bazuar në të dhënat aktuale, del se Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar më së shumti gjatë vitit 2024, dhe gjithashtu për fushatë.

Për paga dhe kompensime, VV-ja e Kurtit ka paguar rreth 816 mijë euro. Për shpenzime të transportit, 135 mijë. Për reklama e konferenca, ka pasur shpenzime 318 mijë euro.

Për fushatën e zgjedhjeve të 9 shkurtit, VV-ja ka deklaruar të shpenzuara 163 mijë euro. Përderisa, shuma totale e shpenzimeve në vitin 2024 nga partia në pushtet ka qenë rreth 1 milion e 800 mijë euro.

E dyta për shpenzime në vitin 2024, është Partia Demokratike e Kosovës.

PDK-ja për paga e kompensime ka paguar afër 600 mijë euro. Për transport, 27 mijë euro, kurse për reklama e konferenca 109 mijë euro të tjera.

Shpenzimet e fushatës për PDK-në kanës shkuar në 59 mijë euro. Kurse, totali i shpenzimeve të Partisë Demokratike të Kosovës në vitin 2024, ka qenë 938 mijë euro.

Pas PDK-së, për shpenzime të cilat janë të paaudituara, renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

AAK-ja ka deklaruar se për paga dhe kompensime kanë shpenzuar 221 mijë euro, për transport 3 mijë, kurse për reklama dhe konferenca 22 mijë euro.

Për fushatë, AAK-ja ka deklaruar veç 4 mijë euro, kurse te kategoria shpenzime të ndryshme, kanë deklaruar 568 mijë euro.

Në total, në vitin 2024, AAK-ja ka shpenzuar 907 mijë euro.

Lidhja Demokratike e Kosovës në komplet vitin 2024, sipas deklarimit në KQZ, ka shpenzuar 594 mijë euro.

Prej tyre, 351 mijë kanë qenë për paga dhe kompensime. 23 mijë për shpenzime të ransportit, dhe 66 mijë për reklama e konferenca.

Në fushatë, LDK-ja ka deklaruar shpenzime 50 mijë euro.

Këto statistika janë publikuar në faqen e KQZ-së.

“Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues: “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit””, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare, megjithatë pas ankesave në PZAP është shtyrë procesi i certifikimit.

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ankesë duke kërkuar rivotim në diasporë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit