spot_img
Monday, January 6, 2025
spot_img

Zgjedhjet e 9 shkurtit: KQZ mban mbledhje sot në ora 12:00, mësohen pikat e rendit të ditës

Komisioni Qendror të Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

KQZ ka njoftuar se në mbledhjen që do të fillojë në ora 12:00 pritet të diskutohen disa çështje.

Sipas pikave të rendit të ditës, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime.

Rendi i plotë i ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes nr. 70 dhe 71/ 2024

3. Aktivitetet e Zyrës

– Rekomandim për de certifikimin e kandidatit të subjektit politik të certifikuar Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025

3. Këshillat e KQZ

3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime.

3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për numrin e vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht

3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për mospërfshirjen e 915 votuesve pas verifikimit me Departamentin e Pensioneve dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

3.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për vlerësimin e qendrave të votimit në përfaqësi diplomatike që kanë numër të vogël të votuesve të regjistruar.

3.1.5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të verifikimit të votuesve të regjistruar për votim jashtë Kosovës.

3.1.6. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndryshimin e lokacionit të QV-së 1710 komuna Pejë

4. Të ndryshme

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit