spot_img
Saturday, February 22, 2025
spot_img

ZGJEDHJET DHE SFIDAT E KOSOVËS

Nga Dr Adil MUSTAFA

Vetëm pak ditë na ndajnë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. C’është e vërteta fushata e deritashme parazgjedhore nuk na ka ofruar një standart të ri krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Mund të themi se kjo fushatë është më e ashpër, më denigruese, ku gjuha e urrejtjes ndaj kundërshtarit politik është kthyer në modë. Urojmë që ditët e mbetura të mos eskalojnë deri në atë masë që të përballemi me konfliktualitet. Marr shkas nga rasti I gjuajtjes me gurë ndaj kryeministrit aktual Kurti.

Përveç gjuhës së urrejtjes, kemi hasur tendenca të hapura për ta njollosur kundërshtarin politik. E tash, pothuajse e gjithë fushata është kthyer në një arenë përplasjesh verbale, ku etiketimet nuk njohin as stadart etik as komunikimin normal me zgjedhësit dhe as një normalitet fushate ku të dëgjohet oferta.

Vendin e ofertave programeve, platformave dhe vizionit politik e ka zënë propaganda partiake, etiketimet aspak të dinjitoze për një shoqëri demokratike.

Partitë kryesore politike, Vetvendosja, PDK-ja, LDK-ja, apo AAK-ja, përmes aktorëve kryesore politikë e kanë degraduar fushatën parazgedhore duke u zhytur më vetëdije të plotë në një “moçalishte” ku gjuajnë njëri-tjetrin me topa baltë.

Ata po garojnë politikisht, mirëpo veprimet e tyre ngjasojnë si lojra adoleshentësh duke sharë, e akuzuar njëri- tjetrin, pra duke hapur sherr aty ku nuk duhet të ketë.

Publiku i gjithmbarshëm shqiptar po e ndjek me vëmendje fushatën, mirëpo është e gërditshme sesi dëgjojnë liderët partike të akuzojnë dhe etiketojnë, tradhtari, patrioti, spiuni, sakrifikuesi, viktima, agresori, i keqi, i miri, i dituri, injoranti , hajni etj.

Apo me e keqja, ata, sikur garojnë se kush është e kush nuk ka qenë gjeneral, apo komandant, lufëtar, apo patriotik, komunist, apo demokrat, majtist, apo djathtist.

Nuk dua ta zgjas më këtë pjesë, por konkluzioni është: aspak dinjitoze politika në Kosovë, krejtësisht e panevojshme retorika agresive. Duhet dënuar ashpër cdo tentativë për ta denigruar kundërshtarin politik.

Nëse partitë politike nuk kanë program, ofertë, apo plaatformë, të paktën të mos e ushqejnë opinionin publik me propagandë dhe retorike të dëmshme për të tashmën dhe të ardhmen e Kosovës.

E tash fushatës po i vjen fundi. Kush po i fiton zgjedhjet?! Nuk dua të bëjë parashikime, por sipas sondazheve na rezulton se Vetëvendosja është e epërsi.

Një nga arsyet kryesore është mos unifikimi i opozitës në Kosovë. Një tjetër arsye ka të bëjë me karizmën e lidershipit, opozita nuk e ka krijuar ende një mekanizëm funksional sesi duhet të përballesh me një parti në qeveri e cila i ka të gjitha mundësitë që administratën ta përdorë në funksion të fushatës zgjedhore.

Për të dominuar fushatën e Vetëvendosjes, duhet kreativitet, strategji komunikimi me elektoratin, duhet përdorur një gjuhë politike larg konfliktualitet e më kryesorja opozita duhet të sjellë një fryme dhe kauzë të re për shtet ndërtimin dhe shtet funksionimin. Fatkeqësisht këto elemente janë shumë të zbehtë.

Në këtë aspekt, duhet potencuar se Kryeministri aktual është më gjenerues, më argumentues me vokacion shumëdimensioal komunikimi me publikun. Po ashtu duhet thënë se Kurti ka një avantazh për shkak se nuk është akuzuar për korrupsion dhe për përvetësim pushteti klientelist.

Gjithsesi, sesi do të jetë rezultati i zgjedhjeve atë do të vendosë sofrani me 9 shkurt. Tash duhet analizuar situata post zgjedhore. Kosova do të përballet me sfida të mëdha.

Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet parlamentare duhet të forcojnë marrëdhëniet me partnerët tanë strategjike SHBA-të. Nga ana tjetër duhet të ketë tregues cilësor lidhur me legjitimitetit demokratik në të gjitha hapësirën gjeografike të Kosovës.

Gjithashtu politika dhe qeveria në Kosovë duhet të mendojë për mekanizmat e veprimit në kuptimin e diktatit ligjor në veri të Kosovës, si dhe të jetë luajale me pikat kryesore të rekomandimeve të shteteve të perendimit.

Ajo duhet t’i çjerrë maskën Beogradit që vazhdon të luajë rolin e viktmës, ndërkohë që dihet nga e gjithë bota se ajo ndjek politika konfliktuale dhe ekspansionistë.

Diplomacia dhe politika në Kosovë duhet të jetë hapa para ofensives diplomatike serbe.

Gjithashtu Kosova duhet të të jetë më kreative në raport me njohjet nga shtetet skeptike.

Në aspektin e brendshëm, qeveria e ardhmëshme duhet të ushtroje pushtetin e saj për rritjen e standartit ekonomik, për përmisim të ndjeshëm në fushën e infrastrukturës, arsimit, kulturës etj.

Kosova duhet të zgjidhe njëherë e mirë problemin me Veriun e Kosovës. Ajo të dëshmoje para faktorit ndërkombëtar se I ka të gjitha elementët substanciale për qeverisje në bazë të standartëve demokratike. Të mos harrojmë se Kosova deri më tash ka treguar se është në udhë të mbarë sa i përket minoriteteve. Një tjetër sfidë është sesi do të investohet politika në përgjithësi në raport me politikën e jashtme.

Për interesa madhore e kombëtare, politika në Kosovë duhet të jetë unike dhe pa dallime ideologjike e partiake.

Për në fund, Kosova në radhë të parë është në sfidë me vetveten! Urojmë që ti kapërcejë sfidat dhe të dëshmojë se ka kapacitete politike e shtet ndërtuese.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit