Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se shpreson që presioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta detyrojë Rusinë t’i japë fund luftës.
Zelensky tha se bota ende s’ka dëgjuar asnjë përgjigje kuptimplotë nga Rusia për propozimin e përkohshëm të armëpushimit, dhe sipas tij, kjo tregon se Rusia do që ta zgjasë luftën dhe ta shtyjë paqen.
“Ne shpresojmë që presioni i SHBA-së do të jetë i mjaftueshëm për ta detyruar Rusinë t’i japë fund luftës”, tha ai, shkruan CNN.
Zelensky shton se ekipi i tij është “i përgatitur të vazhdojë të punojë në mënyrë konstruktive me të gjithë partnerët në Amerikë, Evropë dhe pjesë të tjera të botës, të cilët janë të përkushtuar për të afruar paqen”.