Volodymyr Zelensky sapo është larguar nga Shtëpia e Bardhë pas shkëmbimit të tij të tensionuar me presidentin amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance.
Një transmetim i drejtpërdrejtë i hyrjes së Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë tregon se presidenti ukrainas doli me nxitim nga dera dhe futet në një fuoristradë të zezë, e cila e largon atë, raporton BBC.
Pak çaste më parë , Trump postoi në platformën e tij “Truth Social” se Zelensky “nuk ka respektuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale. Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.