Senatori republikan, Lindsey Graham, i cili ishte jashtëzakonisht kritik ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas përplasjes në Shtëpi të Bardhë me presidentin e ShBA-së, Donald Trump, është ndër të parët që ka reaguar pozitivisht për qëndrimin e fundit të kreut të shtetit ukrainas, i cili u shpreh i gatshëm për arritjen e marrëveshjes.
Ndër të tjera, Zelensky u shpreh që ishte për të ardhur keq ajo që ndodhi në Shtëpi të Bardhë.
Senatori Graham, ia bëri një “like” për qëndrimin e Zelenskyt dhe ka thënë se “Ditë të mira janë përpara”.
Pas përplasjes në Shtëpi të Bardhë, Graham kishte sugjeruar edhe largimin e Zelenskyt nga presidenca, në mënyrë që t’i hapej rrugë rivendosjes së kontakteve SHBA-Ukrainë.