spot_img
Tuesday, March 11, 2025
spot_img

Zelensky falënderon aleatët evropianë për mbështetje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite, ka shkruar në rrjetin social Facebook, ku i falënderon aleatët evropianë për mbështetjen e tyre.

Gjithashtu, ai para disa javëve në mesazhin e shpërndarë në X, patë thënë se vendet evropiane kanë marrë vendim për të rritur mbështetjen për Ukrainën, raporton Sky News.

“Paketa të reja të mbrojtjes, mbrojtja ajrore e forcuar dhe akoma më shumë investime në industrinë tonë të mbrojtjes. Gjatë javëve të fundit, vendet evropiane kanë marrë dhjetëra vendime për të rritur mbështetjen për Ukrainën”.

“Ne u jemi mirënjohës të gjithë partnerëve që, së bashku me Ukrainën, sjellin paqen më afër për të gjithë njerëzit tanë çdo ditë”, është shprehur presidenti ukrainas.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit