Wednesday, March 26, 2025
spot_img

Zelensky: Duket se Putin i frikësohet vetëm Trumpit

Ndërsa bisedimet e mundshme për armëpushimin vazhdojnë në Arabinë Saudite, revista Time ka publikuar një intervistë të gjatë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në të ai flet për përpjekjet e vazhdueshme diplomatike të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Zelensky thotë se Donald Trump “duket të jetë i vetmi që Putini ka frikë”.

“Rusët u frikësuan vërtet” në një moment të procesit të paqes kur SHBA kërcënoi se do të sanksiononte Kremlinin për sulmet e vazhdueshme të bombardimeve kundër Ukrainës, thotë Zelensky.

Presidenti ukrainas thotë gjithashtu se me kalimin e kohës ai shpreson se Trump do të kuptojë se Putini nuk është i besueshëm dhe më i dobët se sa duket.

Ai vazhdon duke thënë se fitorja e Rusisë në luftë do të ishte një fatkeqësi jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Perëndimin, duke përfshirë liderët aktualë të SHBA-së.

Trump dhe ekipi i tij nuk do ta pranonin një humbje të tillë, duke thënë se ata “e shohin rolin e tyre në histori” si udhëheqës të fuqishëm dhe njerëz që mund të arrijnë një fund dinjitoz të luftës, përfundon presidenti ukrainas, ka transmetuar BBC.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit