spot_img
spot_img
Sunday, January 26, 2025
spot_img
spot_img

Zbutja e tensioneve Kosovë-Serbi, temë diskutimi mes komandantit të KFOR-it dhe shefit të ushtrisë serbe

Komandanti i KFR-it, Enrico Barduani ka thënë se me shefin e shtabit të forcave të armatosura serbe ka folur rreth rëndësisë së zbatimit të dialogut politik në zbutjen e tensioneve si dhe për sigurimin e stabilitetit afatgjatë.

“Si komandant i KFOR-it unë kam bisedime të rregullta me të gjithë homologut e mi, përfshirë shefin e  shtabit të forcave të armatosura serbe, me të cilin u takova në tetor të vitit të kaluar, dhe me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm. Ne e kontaktojmë njëri-tjetrin kur kemi çështje specifike për të diskutuar. Diskutojmë një gamë të gjerë të temave, përfshirë sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha komandanti i KFOR-it.

“Herën e fundit për shembull unë theksova rëndësinë strategjike të këtij rajoni dhe rolin kyç të dialogut politik në zbutjen e tensioneve, dhe sigurimin e stabilitetit afatgjatë”.

spot_img

Sakaq, Barduani shtoi se KFOR-i monitoron çdo aktivitet përgjatë vijave kufitare të Kosovës.

“Ndërkohë, KFOR-i vazhdon të monitorojë çdo aktivitet përgjatë vijës kufitare administrative  në përputhje me mandatin tonë nga OKB-ja”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit