spot_img
Monday, March 17, 2025
spot_img

Zbulohet pse diskoteka në Koçan u përfshi nga zjarri

Ministri i Punëve të Brdshme në Maqedoni të Veriut, Panqe Toshkovski, ka deklaruar se dyshohet që zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike.

Nga ky incident kanë mbetur të vdekur 51 njerëz dhe mbi 100 persona të tjerë janë të plagosur.

“Sipas informacioneve fillestare të cilat i posedojmë. Zjarri ka ndodhur si pasojë e shkëndisë nga mjete piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçues në koncert. Në momentin e aktivizimit, me shumë gjasa shkënditë e kanë kapur pjesën e tavanit, që ka qenë pjesë e materies që digjet lehtë”.

“Pas çka për kohë të shkurtër zjarri është shpërndarë në të gjithë diskotekën dhe është krijuar tym i dendur”, tha mes tjerash Toshkovski.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit