spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

Zbulohet emri i personi të arrestuar në Podujevë, kërkohej për tentim vrasjen

I riu nga Llapi që kërkohej me urdhërarrest nga Policia, nën dyshimet për veprën penale vrasje në tentativë, ka rënë në prangat e Policisë të hënën. 28-vjeçari u prezantua fillimisht rrejshëm më dokumente të tjera, e më pas u kap edhe me armë.

I dyshuari që u arrestua është Leutrim Krasniqi, i cili tashmë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Krasniqi u prangos në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, ku Policia pas kontrollit policor ia gjeti edhe një armë zjarri, thikë dhe një sasi të narkotikëve.

Gjatë aksionit për arrestimin e tij, policia ka kryer kontrolle në një lokalin ‘Rio Foods’, ku ka gjetur dhe sekuestruar një çantë me një shumë parash, armë, si dhe një motoçikletë. Për këtë rast, në arrati ndodhet një person i dyshuar, i cili nuk është kapur përkundër kërkimeve nga Policia.

Ndaj Krasniqit, përveç hetimeve për rastin për të cilin ishte në kërkim, është iniciuar rast edhe për armëmbajtje pa leje dhe posedim të drogës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit