spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Zbulohen procesverbalet policore të aeroportit, Vjosa Osmani kishte edhe dy incidente tjera me sigurimin në Shkup

Presidentja Vjosa Osmani raportohet se kishte edhe dy incidente të tjera në aeroportin e Shkupit, sikur ky që i ndodhi së fundmi.

Kështu shkruan Alsat M e cila ka publikuar të martën një artikull ku pretendohet se mediumi në fjalë ka siguruar procesverbalet policiore të aeroportit të Shkupit.

Sipas këtij artikulli, presidentja Osmani kishte edhe dy incidente të ngjashme me sigurimin në Shkup. Ajo kishte refuzuar kontrollimin e valixhes së saj personale.

Procesverbalet e policisë deri tek të cilat ka arritur Alsat shpjegojnë se pala kosovare në shtator të vitit kaluar ka refuzuar t’i kontrollohet bagazhi presidentes së Kosovës. Arsyet për këtë refuzim i kanë bazuar në imunitetin diplomatik të presidentes, shkruan Alsat.mk.

“Pasi kanë arritur në sektorin VIP mes personit që ka përgjegjësinë e protokollit të delegacionit dhe shërbimi për siguri në aeroport ka ardhur deri tek keqkuptimi sepse të njëjtit duke u thirrur në imunitetin diplomatik të kryetares nuk janë pajtuar që bagazhi personal i presidentes së Kosovës të kontrollohet në skaner”, thuhet në procesverbalin e datës 16.09.2023.

E njëjta situatë si ajo e 1 gushtit është përsëritur edhe më 9 tetor. Pala kosovare ka pretenduar se falë imunitetit diplomatik, presidentes nuk duhet t’i kontrollohet bagazhi, por që për veprimet e tilla është informuar se mund të refuzohet nga përgjegjësi i fluturimit.

“Pasi kanë arritur në sektorin VIP, personit që ka përgjegjësi sigurinë e delegacionit dhe udhëheqjen e protokollit (që atë ditë ishte personi D.M me numër identiteti 5785) i është thënë (nga delegacioni i Kosovës) se nuk pajtohen që bagazhi personal i presidentes së Kosovës të futet në kontroll skaneri. Arsyet për këtë i kanë bazuar në imunitetin diplomatik të kryetares. Nga ana e kapitenit të fluturimit dhe përfaqësuesit të “Croatia Airlines” duke u thirrur në standardet ndërkombëtare dhe programin kombëtar për siguri i është potencuar se derisa nuk lejoj kontrollin e bagazhit, e njëjta nuk do të pranohet në fluturim”, thuhet në procesverbalin e datës 09.10.2023.

Ditë më parë policia njoftoi zbardhjen e incidentit të 1 gushtit, ndërsa ndaj shefit të sigurimit të kryeparlamentarit Afrim Gashi ka ngritur kallëzim penal për cenim të sigurisë dhe pengim ndaj personit zyrtar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së djeshme në Shkup tha se rasti i takon organeve hetuese dhe nuk duhet polemizuar, derisa kryeministri, Hristijan Mickoski tha se incidenti nuk do t’i prish raportet mes dy vendeve.

Sot për qëndrimet e tyre ka reaguar kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani nga ku kanë theksuar se “Presidentja e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk ka kërkuar tejkalim apo shkelje të procedurave, por respektim të rregullave ndërkombëtare, siç bëhet në të gjithë botën”.

Sipas kabinetit të Osmanit mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media, është për keqardhje, sepse sipas tyre i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit