Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Tiktok, Salwan Momika, 38 vjeçar, i cili më herët kishte dalë duke djegur kuranin në Suedi, u qëllua për vdekje të enjten mbrëma.
Kërcënimi ndaj tij ishte i madh. Sipas raportimit të medias suedeze Aftonbladet, ai ishte një adresë sekrete me urdhër të policisë kur u vra, përcjell Insajderi.
Salwan Momika dhe Salwan Najem akuzoheshin nxitje kundër një grupi etnik në lidhje me katër djegiet e Kuranit në Stokholm gjatë verës së vitit 2023.
Gjithçka ndodhi rreth orës 23:00 të së mërkurës kur Momika u qëllua për vdekje në një apartament në Hovsjö në Södertälje.
Një grua që kishte parë videon tregoi se çfarë kishte parë.
“Ai qeshi dhe tha se do të dilte për të pirë duhan në ballkon, por para se të dilte u dëgjua e shtëna e parë. U ndje si tërmet. Perdet u lëkundën dhe telefoni ra poshtë”, tregon ajo për kanalin televiziv.
Një person tjetër i cili gjithashtu mori pjesë në transmetimin e drejtpërdrejtë i tha mediumit Sydsvenskan se kishte dëgjuar pesë të shtëna.
Policia ka hyrë më pas në banesë dhe ka ndërprerë transmetimin e Tiktok.