Organizata kriminale e drejtuar nga Suel Cela kishte si aktivitet kryesor të saj trafikimin e lëndëve narkotike. Në disa raste lënda narkotike e porositur prej tyre nuk shkonte në destinacion dhe për këtë arsye kreu i organizatës kërkonte ndëshkim deri në ekzekutim për personat që mund të ishin përgjegjës, ose që e kishin tradhëtuar.
Në lidhje me aktivitetin e lëndës narkotike, në dosjen e spak jepet një komunikim mes Suel Celës, i njohur ndryshe edhe si Marjus Lulaj, i cili komunikon me biznesmenin tashmë të arrestuar Marsel Shega, ku nga konteksi i bisedës kuptohet që grupi ka organizuar një ngarkesë me lëndë narkotike te dyshuar kokainë që nga Amerika e Jugut në Europë, e cila dyshohet se nuk është marrë dhe Suel Cela, insiston që duhet të bëhen verifikime pasi ka dyshime se persona që e kishin marrë përsipër nxjerrjen e lëndës narkotike nga porti mund ta kenë vjedhur. Suel Cela i shkruan biznesmenit se nese rezulton se grupi i daljes e ka vjedhur, apo i ka mashtruar atëhere ai duhet ekzekutuar, pasi dikush duhet te bëhet shëmbull.
Në bazë të kominikime spak ka zbardhur edhe skemën se si Suel Cela me disa anëtare të tjerë kishin organizuar trafikimin e një sasie prej rreth 446 kilogramve lendë narkotike e dyshuar kokaine nga Ekuadori në drejtim të Hollandës. Sipas komunikimeve ka rezultuar se Ergys Dashi ka patur rolin e bashkëfinancuesit dhe organizatorit të transportit nga Ekuadori në drejtim të Hollandës të 446 kilogramëve lënde të dyshuar kokaine. Suel Cela ka patur rolin e bashkëfinancuesit për blerjen e rreth 100 kilogramëve lëndë narkotike e dyshuar me qëllim të trafikimit të saj nga Ekuadori ne Hollandë dhe shitjen e saj në tregun europian. Shtetasi Gazmend Disha ka patur rolin e marrësit në dorëzim të sasisë prej rreth 100 kilogramë lënde të dyshuar kokainë, e cila i përkiste Suel Celës me qellim shitjen në tregun europian. Renato Hasani kishte rolin e trasportimit të 100 kilogamëve kokainë nga Holanda në Belgjikë dhe gjetjen e tregut në Holandë. Xhino Roka kishte si detyre të kryerjes së transfertave të shumave të parave nga vendet e BE-së drejt vendeve të Amerikes se Jugut.
Hajdar Lala kishte patur rolin e nxjerrjes së lëndëve narkotike nga vendi i fshehur në kontenier dhe dorëzimi i saj tek Gazemend Disha dhe Renato Hasani. Nga komunikimet dyshohet që kjo ngarkesë është nisur nga Ekuadori më datën 14. 12,2020 dhe sipas bisedave te realizuara midis tyre konteneri ishte ngarkuar me banane do të transportonte lënden narkotike të dyshuar kokainë do të mbërrinte në Holandë më datën 03.01.2021. Nga analizimi i komunikimeve rezulton se kontenieri në të cilën ishte fshehur lënda narkotike ishte tranzituar fillimisht në portin e Anveres Belgjike dhe me pas në datën 05.01.2020 ka mbërritur ne Portin e Roterdamit, Hollandë.