Këngëtarja Zanfina Ismaili ka prekur ndjekësit me një dedikim emocional për nënën e saj të ndjerë, Mona Ismaili, në 9-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta pas një beteje të gjatë me kancerin.
Në një InstaStory, Zanfina ka publikuar një fotografi bardhë e zi të nënës, të shoqëruar me fjalët: “Përgjithmonë në mendjen time” – një mesazh i shkurtër, por i mbushur me dhimbje dhe mall.
Pas humbjes së nënës, Zanfina kishte publikuar këngën “M”, një projekt që preku zemrat e publikut dhe u bë himn për ata që kanë përjetuar dhimbje të ngjashme.