Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është kthyer në temën më të diskutuar të momentit që pas arrestimit të tij në Shëngjin.
Rap-artisti nga Shqipëria, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, është kërkuar prej disa ditësh nga Policia e Kosovës pas një incidenti të dhunshëm në Pejë, ku dyshohet se u përfshi në një rrahje me një grup tjetër.
Ndaj tij rëndon akuza për ‘lëndim të rëndë trupor’. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar kërkesën për ekstradimin e tyre në Kosovë.
Ndërkohë, shumë kolegë të tij nga estrada shqiptare kanë shprehur mbështetje për të duke kërkuar lirimi ne tij, dhe kësaj liste së fundmi i shtohet edhe artisti i njohur Yll Limani.
“Drejtësia do të triumfojë. Shihemi së shpejti vëllaçko jem, Noizy”, ka shkruar Yll Limani në një fotografi të përbashkët të postuar në InstaStory.
Fushata në rrjete sociale ka marrë një jehonë të madhe, me shumë ndjekës dhe fansa që i bashkohen kërkesës për lirimin e Noizyt.