Ylli i Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal, është duke agjëruar gjatë Ramazanit. Kështu, ai është bërë lojtari i parë në historinë e ekipit kombëtar të Spanjës që agjëron gjatë Ramazanit
Pavarësisht kësaj, 17-vjeçari po luan për mrekulli, duke qenë vendimtar në fitoren e madhe ndaj Atletico Madridit, 2:4 në Wanda Metropolitano këtë fundjavë.
Ai e ka shpjeguar rutinën e tij gjatë këtij muaji duke thënë se zgjohet për syfyr, dhe përndryshe ai e ndjek rutinën e njëjtë me bashkëlojtarët e tij.
“Çdo ditë zgjohem në orën 4:00 të mëngjesit për të pirë ujë dhe për të ngrënë një vakt, pastaj ndjek të njëjtën rutinë si shokët e mi të ekipit gjatë ditës, përveç kohëve të vakteve si dreka”, ka thënë Yamali.