Xhiro e 12-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll nis sot me dy ndeshje interesante.
Kryendeshja e ditës është padyshim ajo mes Gjilanit dhe Suharekës.
Suhareka vjen pas një humbje 2-1 në shtëpi ndaj Dritës, siç vjen edhe Gjilani ku u mposht në shtëpi po ashtu 2-1 ndaj Dukagjinit.
Suhareka ndodhet në vend të 5-të në tabelë me 17 pikë kurse Gjilani e parafundit me 13 pikë të mbledhura.
Sfida tjetër është ajo mes Dukagjinit dhe Feronikelit 74.
Pasi ishte në një seri prej katër humbjeve rresht, Dukagjini ka regjistruar një ecuri të mirë tani duke dalë e pamposhtur nga katër të fundit (2 fitore, 2 barazime).
Fitorja e fundit si mysafir ndaj Dukagjinit i ngriti ata në pozitën e 7-të, për t’u larguar nga zona e barazhit me 14 pikë të mbledhura.
Feronikeli 74 ndërkohë mbetet ende skuadra e vetme pa fitore në kampionat këtë sezon.
Ata kanë vetëm tre pikë të mbledhura, me vetëm tre barazime e plot 9 humbje pas 12 xhirove, të poziconuar të fundit në tabelë.