spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Xherdan Shaqiri tregon detaje të habitshme që po ballafaqohet në Zvicër

Te FC Baseli kishin shpresa të mëdha për magjinë e Xherdan Shaqirit.

Edhe para humbjes nga FC Zurich, një kërkesë e tifozit shkaktoi habi: për një autograf nga Xherdan Shaqiri.

Xherdan Shaqiri tashmë prej disa javësh është rikthyer në FC Basel.

Rikthimi i tij ishte një senzacion.

Shpëtimtari e nisi nga minuta e parë ndaj Zurich.

Por magjia e Shaqirit nuk ndodhi.

Ndonëse u përpoq shumë, nuk mundi të parandalonte humbjen 2:0 në shtëpi, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “20min”.

Pas ndeshjes ai i tha SRF: “Nuk e pashë performancën aq të dobët sa dukej rezultati. Por në një lojë si kjo, gjërat e vogla bëjnë diferencën.

Duhet të mësojmë nga kjo”..

32-vjeçari ka folur për “Basler Zeitung” në detaje për rikthimin e tij para ndeshjes. “Tani shoh prindërit dhe familjen time çdo ditë

Për mua është e mrekullueshme, por gjithsesi e pazakontë që i shoh çdo ditë ose mund të shkoj shpejt tek ata”.

Shaqiri më tej thotë se në shtëpinë e tij shfaqen shumë tifozë.

“Kam dalë nga ashensori dy-tri herë në javët e fundit dhe më pas pesë apo gjashtë fëmijë qëndrojnë para derës dhe duan të bëjnë një foto me mua”, thotë Shaqiri.

“Ose i bien ziles së derës së prindërve të mi. Kështu ka qenë edhe më parë, por për momentin është ekstrem.

Është e pabesueshme që njerëzit të më shohin.

Ata gjithashtu duhet të mësohen me faktin që unë jam kthyer në Basel”, tha ai.

Shaqiri tregon për një skenë ku iu kërkua një autograf teksa vizitonte një restorant: “Një herë më duhej të thosha: “Hej, më fal, jo tani”..

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit