Baseli ka barazuar me rezultat 1:1 në konak të St. Galllenit, në kuadër të Kampionatit të Zvicrës.
Në minutën e 72-të gjyqtarii ka anuluar golin e Baselit, pasi më parë Traore kishte shkaktuar ndërhyrje të ashpër.
Pas shikimit të VAR-it Traore u përjashtua me karton të kuq në minutën e 74-të.
Futbollisti Xherdan Shaqiri kërkoi arsyen përse u anulua goli, pasi ishte i dyti ngase i pari qe anuluar për pozitë jashtë loje.
Gjyqtari Tschudi i tregon se shkaku i faullit më parë dhe u anulua goli.
Mbrojtësi i Kosovës, Albert Vallçi, ka shënuar një gol në ndeshjen kundër Baselit
Vallci në minutën e 38-të kaloi në epërsi vendasit.
Shaqiri ka treguar angazhim të madh me shokë përkundlër sie ishin me një lojtar më pak nga minuta e 72-të e barazuan rezultatin.
Në minutën e 85-të Kade nga rreth 19-20 metra shënoi gol në këndin e poshtëm të majtë, 1:1.
Shaqa me shokë festojnë këtë gol të bukur.
Shaqiri dhe Leon Avdullahu janë paraqitur nga minuta e parë e Albian Ajeti nga ajo e 62-ta për Baselin.
Bastien Toma u paraqit nga minuta e 61-të për St. Gallenin dhe pati një rast të mirë por topi shkoi jashtë portës.
Avdullahu është ndëshkuar në minutën e 55-të me karton të verdhë.
Pas javës së 17-të, Lugano kryeson me 31 pikë, pasojnë Baseli me 30, Servette 29, Lausanne 27, Zurich 27, Luzern 26, Sion 23, St. Gallen 22 pikë etj.