Xherdan Shaqiri po e dërgon Baselin drejt titullit të kampionit të Zvicrës.
Gjithçka në regjimin e djalit nga Kosova, Xherdan Shaqirit, i cili ka realizuar dy gola në fitoren e Baselit me rezultat 4:0 në konak të Zurich-ut.
Golat i realizuan Otele (10’e 59′), Shaqiri (43′ e 52′).
Xherdan Shaqiri
Goli i parë i Shaqirit do të mbahet mend gjatë, nga afërsia e këndi i vdekur goditi fuqishëlm topin goditi tërthorësen shtyllën e majtë dhe futet në rrjetë.
Në minutën e 52-të Shaqiri nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra ka shënuar gol të bukur në këndin e epërm të majtë
Albian Ajeti ka asistuar në golin e Oteles në minutën e 59-të për 0:4.
Kapiteni Xherdan Shaqiri, Leon Avdullahu e Albian Ajeti, u paraqitën nga minuta e parë për Baselin.
Bledian Krasniqi e Lindrit Kamberi u paraqitën titullarë për Zurich-un.
Krasniqi u zëvendësua në minutën e 75-të.
Pas javës së 32-të Baseli kryeson me 58 pikë e ka 7 më shumë se Servette (një ndeshje më pak) dhe Zurich renditet në pozitën e 6-të me 47 sosh.