Monday, August 11, 2025
spot_img

Xherdan Shaqiri e Albian Ajeti si lokomotivë, çojnë në këmbë zviceranët

Kapiteni Xherdan Shaqiri e Albian Ajeti, janë protagonistë të fitores së thellë të Baselit.

Baseli e ka mposhtur me rezultat 5:1 Servetten, faktikisht ishte derbi i kampionatit.

Kapiteni Xherdan Shaqiri së bashku me Albian Ajetin dhe Leon Avdullahun janë paraqitur nga minuta e parë për Baselin.


Image

Lojtarët e Baselit

Shaqiri shënoi një gol dhe ka asistuar në tre tjerë, ndërsa Ajeti shënoi dy herë dhe asistoi në një tjetër gol.

Shaqiri e hapi serinë e golave në minutën e 28-t pas asistimit të Albian Ajetit. 

Shou Shaqiri – Ajeti sërish sjellin golin. 

Shaqiri asistoi e Ajeti shënoi në minutën e 34-të. 

Pas 4 minutave (38’) Ajeti si lokomotivë, ka shënuar golin e dytë të tij personal dhe të epërsisë 3:0 falë asistimit brilant të Oteles.

Servete mbetet pa një lojtar nga minuta e 48-t, Antunes u përjashtua pas dy kartonave të verdhë. 

Në minutëne 55-t Adams shënoi prë Servetten.

Shaqiri mjeshtër i asistimeve, ka dërguar një top në thellësi të 16-shit ku Traore realizoi për 4:1.

Në minutën e 79-t Shaqiri harkoi nga rivënia e këndit, ndërsa Vouilloz realizoi me kokë për 5:1.

Avdullahu është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 33-t e Ajeti është zëvendësuar në atë të 68-tën.

Pas javës së 34-të Baseli kryeson me 64 pikë e ka nëntë më shumë se Servettte në vend të dytë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit