Finalistja e dytë e “BBVK” Xheneta Fetahu, më në fund ka vendosur të shuaj kureshtjen për ndjekësit.
Me anë të një shkrimi të gjatë vendosi t’i falënderoj të gjithë ata që e mbështetën gjatë qëndrimit në “BBVK”.
Gjithashtu kërkoi ndjesë për shkak që ende nuk ka qenë e gatshme për të dhënë intervista.
Ajo pati edhe një apel për kujdes në përdorimin e fjalëve për shkak se loja ka përfunduar dhe tani është në jetën reale.
“Tregoni edhe pak durim”, shkroi ndër të tjerash ajo.