Njëra nga finalistet e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka reaguar në rrjete sociale ndaj disa raportimeve që qarkulluan lidhur me një lidhje të mundshme të saj.
Tek disa prej këtyre lajmeve, u paraqit një person i ri që thuhej se ishte i dashuri i Xhenetës, dhe se dyshja po kalonin kohë së bashku në Dubai.
Përmes një postimi në InstaStory, Xheneta ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj këtyre lajmeve, duke sqaruar se këto raportime janë të pavërteta dhe se ajo ka vendosur të reagojë pas disa ditësh heshtjeje.
“Jam e vetëdijshme që emri im mund të jetë tërheqës për portale që kërkojnë klikime, por kjo nuk justifikon në asnjë mënyrë publikimin e lajmeve të pavërteta. Deri më tani kam zgjedhur të mos reagoj publikisht, por nga ky moment e në vazhdim, çdo shpifje dhe keqinformim mediatik do të ndiqet penalisht dhe do të adresohet përmes institucioneve ligjore përkatëse”, tha ajo.
