spot_img
Thursday, March 20, 2025
spot_img

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon – menaxheri yt më ka lutur që t’i fshij videot

Pas reagimit të Drilon Rama për publikimin e përgjimeve telefonike, Xheneta Fetahu ka publikuar një video të re në InstaStory, ku ka mohuar arsyetimet që boksieri ka dhënë për situatën që ka ngritur shumë polemika.

Në videon e publikuar, Xheneta shfaqet duke udhëtuar në veturën e saj dhe i drejtohet drejtpërdrejt Drilonit, duke shprehur habinë për justifikimet që ai ka dhënë, të cilat ajo i cilëson si të pavërteta. Ajo thekson se Driloni ka pranuar që ka pasur interes për të luajtur, si brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, ashtu edhe jashtë saj.

“E pash reagimin e Drilonit dhe po më qeshet sepse as nuk paska ditur të shkruajë ai që e ka mësuar Drilonin. Pikërisht Driloni e pranoi që paska qef të luajë si brenda, si jashtë. Por jo Drilon Rama, se me të pas dalë unë poshtë ti do ishe kënaqur, por unë ty s’ta jap atë mundësi”, tha Xheneta në videon e saj.

Ajo gjithashtu mohoi kategorikisht se ngjarja kishte ndodhur vetëm një javë pas daljes së Drilonit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3, duke theksuar se ai kishte vazhduar të kontaktonte me të deri para disa ditësh.

“Dhe në momentin që unë e kam hedhur atë video, menaxheri yt më ka thirrur dhe më ka lutur ta fshijë. Vetëm po pres hala me rrejti ti dhe ai më shumë dhe me ju publikuar edhe videot e tjera,” shtoi Xheneta, duke theksuar se ajo është në dijeni të më shumë materialeve që mund të publikohen në të ardhmen.

Xheneta ka mbyllur videon me një thirrje për Drilonin dhe menaxherin e tij, duke kërkuar që të ndalin mashtrimin dhe të mos përpiqen të manipulojnë opinionin publik: “Keshtu qe te kisha përshëndet dhe te kisha thënë mos e rrej, mos e mashtro popullin, se unë vetëm me fakte flas”.

Pavarësisht se Driloni ka kërkuar falje dhe ka mbrojtur veprimet e tij, Xheneta ka vazhduar të qëndrojë e fortë dhe e sigurt në deklaratat e saj, duke kërkuar që të vërteta e plotë të dalë në shesh.

https://host.vpplayer.tech/player/ptkzurlv/vjsnwkex.html

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit