spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Xhavit Haliti: Albin Kurti e di mirë që as dy minuta s’mund ta mbajë Urën të hapur

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se Kurti po vepron me papërgjegjësi lidhur me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Ai thotë se Qeveria duhet t’i përmbahet kërkesave që kanë SHBA-të.

Sipas, Halitit, hapja e Urës me vendim të njëanshëm do ta dëmton Kurtin dhe Kosovën.

“Kurti po vepron me papërgjegjësinë më të madhe të një politikani. Qeveria duhet t’i përmbahet kërkesave që kanë SHBA-të. Hapja e Urës e dëmton vetë Kurtin dhe më shumë Kosovën. Jo që nuk kemi dëshirë të hapet, por për faktin që është krijuar një situatë e cila kërkon një dialog siç po e thonë në BE”, deklaron Haliti.

Xhavit Haliti, deputeti i PDK-së thotë se Qeveria nuk e ka në plan ta mbajë hapur Urën e Ibrit, por vetëm ta hap për poenë politik.

Ai thekson se Ura vetëm dy minuta mund të mbahet hapur, se KFOR-i ka planë rezervë për mbylljen e saj.

“Qeveria e ka si plan për ta hapur Urën dhe jo për ta mbajtur hapur sepse e din që s’munden. Por duan të thonë që e realizuan atë qe e premtuan. Nëse Kurti dëshiron t’i shërbej Kosovës duhet t’i përmbahet marrëveshjeve dhe kërkesave që kanë SHBA-të. Kurti është i vendosur për ta hapur urën, por ai e din që më shumë se dy minuta nuk mund ta mbajë hapur. Siç ka plan Kurti ta hapë Urën, ka plan rezervë edhe KFOR ta mbyll menjëherë”, thotë Haliti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit