Kryetari i degës së LDK’së në Obiliq, Xhafer Gashi, ka synuar përsëri postin për kryetar të kësaj komune.
Kështu ka njoftuar vetë Gashi, i cili u shpreh se kryesia me vendim unanim, ia besoi kandidimin e sërishëm.
“Kryesia, me vendim unanim, më besoi kandidimin për Kryetar Komune në zgjedhjet lokale një vendim për të cilin shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj secilit anëtar për besimin dhe përkushtimin e treguar.
Ky propozim për kandidim do t’i dërgohet Kryesisë Qendrore të LDK-së për nominim”, shkruan Gashi.